Identifikuesi
Identifikuesi është sekuenc prej karakteresh e cila përdoret për paraqitjen e emrit të ndryshores, klasës, metodës, vetisë, konstantës ose ngjarjes.
- Karakteri i parë i idenetifikuesit duhet te jetë shkronjë, vijë poshtë ose shenja e dollarit.
- Karakteret tjera mund të jenë shkronja, numra, vijë poshtë, shenja e dollarit ose pikpyetje.
Disa identifikues të vlefshëm:
- A
- i
- Xyz1972
- Null?
- $Global_Var
- _DoNotUse
- Event_Handler
Disa identifikues në
Gambas janë fjalë të rezervuara dhe nuk mundet të përdoren si emra të ndryshoreve.
Për të ndaluar kompajluesin që të interpretoj identifikues si fjalë të rezervuar, mbyllni identifikuesin në kllapa të mëdha, p.sh.:
DIM {Default} AS String
DIM {Dim} AS Collection