Dritarja & Forma
Dritarja mund të jetë:
- E nivelit të lartë.
- E ngulitur në përmbajtës.
- E ngulitur në një dritare tjetër X përmes protokolit X-Embed.
Kur dritarja instancohet:
- Nëse përmbajtësi është i specifikuar, atëherë dritarja është e ngulitur brenda këtij përmbajtësi si vegël normale.
- Përndryshe, nëse tipari Application.Embedder është i definuar, atëherë dritarja është e ngulitur përmes protokol X-Embed.
- Përndryshe, dritarja është e rregullt e nivelit të lartë.
Në instancim, dritarja është vendosur në
listën e përgjithëshme të dritareve, përveç nëse është ngulitur brenda përmbajtësit.
Çdo herë që një dritare shkatërrohet, largohet nga lista e përgjithëshme e dritareve. Nëse kjo listë zbrazet, atëherë aplikacioni mund të shuhet, nëse nuk ka kohë matës ose përshkrues mbikqyrës të skedave.
Dritarja ka:
- Meny, të dukshme ose jo, qoftë edhe nëse dritarja nuk është e nivelit të lartë.
- Hapsirë qendrore.
- Buton zgjedhor "default".
- Buton zgjedhor "cancel".
Tipari
Picture përcakton foton e prapavisë së përdorur nga dritarja.
Nëse caktohet tipari
Mask, atëherë kjo foto e prapavisë përdoret si maskë e dritares, me kusht që të ketë pjesë të dukshme.
Një
Form është vetëm një
Window që vrojton vetëveten dhe ka metodë statike publike
Main qëinstancon dhe paraqet instancën e
Form të krijuar automatikisht.
Dritaren mund ta paraqisni:
Window.ShowModal rikthen vlerën e përcjellur tek
Window.Close Metoda.
Mbyllja e dritares nuk bën asgjë nëse:
- Dritarja tanimë është mbyllur. Ju nevojitet flamur për atë. Mos harroni të e menjanoni këtë flamur nëse dritarja paraqitet përsëri.
- Dritarja është mbyllur. Ju duhet një flamur për atë.
Ngjarje Close paraqitet nëse dritarja është e paraqitur në mënyrë efektive.
Nëse është vendosur
Window.Persistent , mbyllja nuk e shkatërron dritaren.
Gjithashtu dritarja e ndërvendosur mund të pranoj ngjarje Close.
Window.Raise automatikisht shfaqë dritaren nëse është e nevojshme.
Window.Hide thirr
Window.Close kur dritarja është në gjendjen modale të shfaqjes.
Vetitë e mëposhtme varen nga specifikat e menaxhuesit me dritare Freedesktop:
Window.Minimized,
Window.Maximized,
Window.FullScreen,
Window.Stacking,
Window.SkipTaskBar,
Window.Sticky
Kur paraqitni dritare e cila ka qenë e mbyllur ose duhet të paraqitet për herë të parë, duhet të keni kujdes të inicializoni të gjithë vetitë e mëparshme.
Kur paraqitet dritarja, ajo në mënyrë automatike ngritet dhe inicializohet.
Nëse një dritare me dimenzione të ndryshueshme paraqitet në mënyrë modale, atëherë madhësia e saj fillestare në mënyrë automatike bëhet madhësia e saj minimale.
Ngjarjet Risize dhe Move paraqiten vetëm nëse dritarja është e paraqitur ose para se të paraqitet.
Shtypja e tastit
RETURN duhet të aktivizoj tastin kryesor të dritarës (nëse ajo ekziston). Shtypja e tastit ESC duhet ta aktivizoj tastin për mbyllje (cancel), nëse ekziston.
Dritarja e krijuar e para në mënyrë automatike bëhet dritare "kryesore". Nëse kjo dritare mbyllet, atëherë të gjitha dritaret tjera në mënyrë automatike mbyllen. Kur pas mbylljes së dritares kryesore do të krijoni dritare të re, dritarja e re e krijuar bëhet dritare kryesore.
Shtimi i prindit të ri të dritares e ndryshon gjendjen e tij si dritare e shkallës së lartë.
Cdo dritare e shkallës së lartë ose dritare e ndërvendosur e cila implementon mbajtësin e ngjarjes Activate mund të bëhet dritare aktive.
Nëse ndonjë kontroll e dritarës pranon fokusin, atëher dritarja bëhet aktive, nën kusht që mund të bëhet dritare aktive (nëse i plotëson parashikimet e mësipërme). Nëse dritarja nuk mund të bëhet dritare aktive, atëherë provohet me dritaren prind të kësaj dritare, dhe më tej deri sa të arrihet te dritarja e shkallës së lartë.
Ngritjae një dritare dërgon ngjarjen Deactivate dritarës aktive aktuale, gjithashtu dhe ngjarjen Activate dritares e cila do të bëhet dritare e re aktive.
Kur aplikacioni do të minimizohet, dritarja aktive aktuale do të deaktivizohet. Kur aplikacioni do të restaurohet, dritarja aktive aktuale përsëri aktivizohet.
Fokusi i cili është i vendosur në kontroll të fshehur ruhet nga ana e dritares, pra pas hapjes së dritares ky fokus vendosen në kontrollën e njejtë.