Pyetje të parashtruara shpesh
Pse e emëruat këtë projekt "Gambas"?
Duket se emrat e projekteve falas janë shpesh kafshë, sidomos ato të gjuhëve programuese: Python (piton) , Camel(deve), Bonobo(bonobo), etj.
Edhe unë doja një akronim ripërkulës me fjalën "Basic" në të. Pra,
Gambas Almost Means BASic (Gambas pothuajse do të thotë BASIc )!
A është Gambas i përputhshëm me Visual Basic™?
Jo, dhe nuk do të jetë asnjëherë!
Për fat të mirë, ka shume ngjajshmëri, por mos prisni se do të merrni kodin tuaj të Visual Basic dhe do ta ekzekutoni në
Gambas pa asnjë ndryshim.
Mund të shkoni në faqen e gjetjes së problemeve për të gjetur disa shembuj të dallimeve ndërmjet dy gjuhëve.
Shihni gjithashtu:
Dallimet nga Visual Basic
A do të jetë Gambas i përputhshëm me Java ose .Net?
Frikësohem, asnjëherë. Ka shumë shkaqe, të mira dhe të këqija:
Unë nuk jam as Sun as Microsoft, unë nuk dua të imponoj një gjuhë të vetme për cdo gjë dhe gjithkund. Është qesharake, apo jo? :-)
Unë dua gjuhë të thjeshtë por të fuqishme, jo detyrimisht për profesionistë ose budallenj.
E bëra këtë për qejf gjithashtu! Mua më pëlqen të shkruaj kompilues, interpretues, makina
Virtulaltiteti ... Pra, nuk i përdora specifikacionet e Java ose të .Net. IDE i
Gambas është e shkruar në
Gambas.
A është Gambas në më shumë plaftorma?
Në të ardhmen, shpresoj se do të ketë përgjigje të thjeshtë: "po!". :)
Tani për tani, kam lajme nga njerëz që e kanë kompiluar
Gambas nën BSD dhe Win32/Cygwin.
Pse nuk e shkrin projektin tënd me HBasic, MonoBasic, Parrot...?
Egzitojnë shumë dallime teknike ndërmjet këtyre projekteve dhe projektit tim që të mendohet për shkrirje.
Një problem tjetër është se interpretuesi i
Gambas është shumë ngushtë i lidhur me gjuhën që më duhej.
Tiparet e.Net/Parrot janë shumë ndryshe nga ato të
Gambas. Nuk bëhet fjalë vetëm për interpretimin e bajt-kodit. Për shembull, ka problem me referencën numëruese kundrejt mbledhësit të mbeturinave. Cka do të ndodhë me përbërësit për menaxhim të sitemit? Me menaxhimin e trashëgimisë së
Klasë ? Me kapjet e interpretuesit? Dhe kështu më tej...
Si ta kompiloj, ndërtoj dhe instaloj Gambas?
Shiqo
MË LEXO
Si të çinstaloj Gambas?
Nëse e keni instaluar
Gambas duke përdorur mekanizmin e paketimit të sistemit tuaj operativ, duhet të jetë e lehtë të përdorni procedurën normale të çinstalimit.
Nëse e keni instaluar nga kodi burimor si rrënjë, vetëm largoni direktoriumin e instalimit. Për shembull, nëse e kini instaluar
Gambas nën
/opt/gambas2, vetëm beni, si rrënjë:
Nëse parashtesa e instalimit është
/usr, ose
/usr/local (e cila është e parazgjedhur) atëherë duhet të largoni cdo direktorium një nga një.
$ rm -f /usr/local/bin/gbx2 /usr/local/bin/gbc2 /usr/local/bin/gba2 /usr/local/bin/gbi2
$ rm -rf /usr/local/lib/gambas2
$ rm -rf /usr/local/share/gambas2
A mund ti qasem bazës së të dhënave në PostgreSQL, MySQL, etj, me Gambas?
Aktualisht mund t'ju qaseni bazave të të dhënave në PostgreSQL,
MySQL dhe SQLite në versionin e qëndrueshëm dhe disa tjera në versionin zhvillues. Nëse doni të zhvilloni drejtues për sistem tjetër të bzave, me thoni. Jeni të mirëseardhur!
Unë programoj në C/C++. Si mund tju ndihmoj?
Jeni shumë i mirëseardhur!
Në fillim duhet të pajtoheni në listën postare të zhvilluesve dhe prezantoni veteveten.
Mandej, duhet të kuptoni arkitekturën e
Gambas: kompiluesin, interpretuesin, mjedisin zhvillues, përbërësit, dhe si egzistojnë sëbashku.
Mandej, mund të të lexoni dokumentimin e zhvilluesti në Wiki: do të shpjegoj si të programoni përbërës.
Do të gjesh shembull të
Përbërës i emëruar
gb.example i cili është gjithë komente. Duke lexuar kodin burimor të këtij shembulli, do të kuptoni si të shkruani
Përbërës.
Nëse dëshironi të shkruani drejtues për databazë për bazën e
Përbërës, drejtuesi i PostgreSQL është i komentuar, për të ditur më lehtë si ta bësh atë.
Kuptohet, do t'ju përgjigjem cdo pyetje dhe do t'ju ndihmoj sa të mundem, me kusht që të keni kaluar më shumë se një vit shkollor duke mësuar C/C++ :-)
Unë nuk jam programues në C/C++ . Si mund t'ju ndihmoj?
Cfarëdo ndihmë në këto detyra është e mirëseardhur. Nuk kërkohet shkathtësi programimi në C/C++ !
- Duke luajtur me Gambas dhe të raportoni lëshime.
- Duke bërë shembuj për fillestarë dhe dërgimin e tyre deri te unë që të mund ti vëndosi në paketin e kodit burimor.
- Duke bërë udhëzues për t'ju treguar fillestarëve si të shkruajnë programin e parë në Gambas. Do të jetë një ide e mrekullueshme! :-)
- Të përktheni Gambas në gjuhën tuaj, nëse nuk është bërë ende. Shihni Si Të Përktheni IDE-n e Gambas për më shumë informata.
A mundem të zhvilloj softuer komercial me Gambas?
Po, mundeni. Por, nëse përdorni
Përbërës QT GUI, dmth. nëse programi juaj është grafik, atëherë duhet të bleni licencëni QT përpara së të filloni zhvillimin. Në të kundërtë, bëni softuerin tuaj tv lirë si në liri :-)
A do t'ia bartni Gambas Windows™-it ?
Jo, por do t'ju ndihmoj të gjithëve që do të provojnë ta bëjnë këtë.
Tashmë kompilova kode burimore të
Gambas nën Cygwin në të kaluarën, por nuk pati shumë sukses.
Vëreni se ka shumë gjëra për të bartur: menaxhimin e proceseve,
Qt Përbërës, dhe më tej... Kjo është një punë shumë e madhe.