Si hapet dhe përdoret lidhja MySQL
Shembulli 1. Krijimi i lidhjes së re(MySQL).
Shënime:
1.Së pari duhet të jetë e instaluar
../../comp/gb.db.mysql Component dhe të gjitha paketat lidhur me
MySQL.
2.Ky nuk është një shembull për deklarimet MySQL.
3.Privilegjet në bazën e të dhënave jepen përmes MySQL,jo
Gambas.
4.Komponenta
gb.db Përbërës duhet të përzgjidhet në programin tuaj që të mund të ketë qasje drejtuesi i bazës së të dhënave.
Rekomandime:
1.Lidhja e bazës në programin tuaj duhet të jetë e vendosur ne një Modul, që të mund të thirret nga secili vend në program.
2.Menaxhuesi i Gambas- bazës së të dhënave është i shkëlqyeshëm!, por nëse don të krijosh një të mire të të dhënave në
MySQL ju duhet të përdorni MySQL konzolë, seppse ajo i ndalon disa probleme gjatë ballafaqimit me tipin e të dhënave.
Hapat:
1.Krijo një Modul të ri për programin tuaj, kurse unë do të përdor
MODMain si emër për Modulin tim.
2.Krijo një
Ndryshore të re për lidhjen:
PUBLIC $Con AS NEW Connection
3.Tani krijoni një procedurë për të bërë lidhjen:
PUBLIC PROCEDURE Connect()
$Con.Close() ' Mbyll lidhjen
$Con.Type = "MySQL" ' Tipi I lidhjes
$Con.Host = "localhost" ' Emri i serverit
$Con.Login = "root" ' Emri i përdoruesit për lidhjen
$Con.Port = "3306" ' Porti I cili përdoret me lidhjen, zakonisht 3306
$Con.Name = "Sophia" ' Emri I bazës së të dhënave që duam ta pëdorim
$Con.Password = "root123" ' Fjalëkalimi I përdoruesit
$Con.Open() ' Hap lidhjen
END
4.Tani krijoni procedurë për ta filluar programin:
PUBLIC SUB Main()
Connect() ' Ekzekuto procedure për t’u lidhur
FRMStart.Visible = TRUE ' Forma kryesore e programit tuaj
END
5.Nëse doni të ekzekutoni një pyetësor në bazën e të dhënave shkruani vetëm:
MODMain.$Con.Exec(“SELECT * FROM mysql.user”)
6.Ju mund të krijoni pyetësor me informata të përfituara nga përdoruesi në këtë mënyrë:
PUBLIC PROCEDURE SearchName()
DIM $Query AS String
$Query = “SELECT * FROM Friends WHERE Name = '” & TBXName.Text & “'”
MODMain.$Con.Exec($Query)
END
Shembul 2. Ballafaqimi me rezultatet (SELECT).
Shënime:
1.Ju duhet t’i lexoni Shënimet dhe Rekomadimet në Shembullin 1.
2.
Gambas ka tip të vecantë të të dhënave që të ballafaqohet me rezultatet e pyetësorëve, i cili quhet
Result.
Hapat:
1.Le të supozojmë se
Table Friends i ka fushat vijuese:
FirstName
SecondName
Address
Phone
2.Ruan rezultatet e pyetësorëve në një
Ndryshore:
PUBLIC PROCEDURE SearchName()
DIM $Query AS String
DIM $Result AS Result
DIM $Phone AS String
$Query = “SELECT * FROM Friends WHERE Name = '” & TBXName.Text & “'”
$Result = MODMain.$Con.Exec($Query)
$Phone = $Result!Phone
Message.Info($Phone)
END
3.Nëse doni të krijoni raport për shtypje, ju mund ta vendosni rezultatin e pyetësorit në një
File duke e përdorur formatin
HTML, të cilën do të mund ta hapni duke përdorur shfletues e uebit.
Shembull 3. Transaksionet.
Shënime:
1. Ju duhet t’i lexoni Shënimet dhe Rekomadimet në Shembujt 1 dhe 2.
Hapat:
1.Le të supozojmë se duam të shtojmë një regjistrim të ri në
Table Friends:
DIM $Result AS Result
MODMain.$Con.Begin()
$Result = MODMain.$Con.Create(“Friends”)
$Result!FirstName = TBXName.Text
$Result!SecondName = TBXName2.Text
$Result!Address = TBXAddress.Text
$Result!Phone = TBXPhone.Text
$Result.Update]()
MODMain.$Con.Commit()
2.Ju duhet të keni kujdes me tipin e të dhënave,sepse nuk mund ta ruani
String në
Integer.