Deklarimi i vetive
PROPERTY [ READ ] Identifier AS Datatype
Kjo deklaron një veti të klasës.
Nëse fjala çelës
READ është e specifikuar, atëherë vetia do të jetë vetëm për lexim.
Pasi që është deklaruar, një veti duhet patjetër të implementohet : Duhet që patjetër të shkruani një funksion për ta lexuar vetinë, dhe, nëse e njëjta nuk është vetëm për lexim, një funksion për ta shkruajtur vetinë.
Emri i funksionit pë lexim është emri i vetisë i shoqëruar nga shenja nënvizë dhe fjala
Read. Ky funksion nuk pranon argumente dhe duhet që patjetër të kthejë një të dhënë tipi i së cilës është i njëjtë si tipi i të dhënave së vetisë.
Emri i funksionit për të shkruar është emri i vetisë i shoqëruar nga shenja nënvizë dhe fjala
Write. Ky funksion paraqet një procedurë e cila nuk kthen asgjë, dhe që mer vetëm një argument tipi i të cilit është i njëjtë si tipi i të dhënave së vetisë.
Example
PROPERTY Enabled AS Boolean
PROPERTY READ Handle AS Integer
...
PRIVATE $bEnabled AS Boolean
PRIVATE $iHandle AS Integer
' Implements the Enabled property
FUNCTION Enabled_Read() AS Boolean
RETURN $bEnabled
END
SUB Enabled_Write(bEnabled AS Boolean)
$bEnabled = bEnabled
UpdateEverything
END
' Implements the Handle property
FUNCTION Handle_Read() AS Integer
RETURN $iHandle
END